Sisteme Mbrojtjes Ndaj Zjarrit MNZ

Mbrojtja nga zjarri dhe shpetimi

1.SISTEMI I MBROJTJES NGA ZJARRI (MNZ)
Rregullat e sigurimit teknik për MNZ sipas normave dhe standarteve europiane.


1.1 Hyrje


Sistemi i mbrojtjes kunder zjarrit eshte projektuar per te perballuar ne dy forma situtaten emergjente per
shuarjen e zjarrit.


Mbrojtja aktive : -Ka te beje me instalimin e dispozitivave shuares sikurse hidrantet e brendshem dhe te jashtem, fikset me shkume pluhur e gas, sprinklerat, detektorete tymit, flakes etj.

Mbrojtja pasive : -Ka te beje me materialet e strukturave te nderteses, te cilat vleresohen ne baze te rezistences qe paraqisin karshi zjarrit, seksionet e ndarjeve, sistemin e daljeve te emergjences, ventilimit te tymrave etj.


Sistemi i mbrojtjes kunder zjarrit do te realizohet ne baze te:
Dimensioneve, specifikimeve dhe kualitetit te materialeve te percaktuar, instruksioneve te
Inxhinierit perfaqesues,standarteve dhe normave lokale si dhe ato te vendeve te Komunitetit Europian.
Sistemi i mbrojtjes kunder zjarrit respekton te gjitha kerkesat e detyrueshme shteterore qe kane te bejne me
normat / standartet qe jane ne fuqi aktualisht ne Shqiperi si dhe normat italiane CNVVF/CPAI UNI 9485.
Gjate procesit te dizenjmit dhe aplikimit te sistemit eshte mire qe te kontaktohet me autoritetet vendore te
MKZSH per te siguruar nje testim dhe aprovim te ketij instalimi.


1.2 Klasifikimi i zjarreve


Per te perdorur agjente shuares te pershtatshem gjate procesit te mbrojtjes nga zjarri, ne funksion te materiave qe mund te marrin flake, duhet te merren patjeter ne konsiderate klasa e zjarrit.
Ne baze te normave / standarteve bashkekohore, pajisjet shuarese te zjarrit jane klasifikuar ne pese klasa.
Standardi europian DIN EN per keta shuarsa dallon klasat e meposhtme:


Klasa A: -Perdoret per zjarre qe e kane origjinen prej materialeve te ngurte
sikurse derrase, leter, plastik, tekstile,etj.
Klasa B: -Perdoret per zjarre qe e kane origjinen prej materialeve te lengshem
sikurse benzene, benzole, nafte, alkol, vajra etj.

Klasa C: -Perdoret per zjarre qe e kane origjinen prej materialeve te gazte sikurse
metan, propan, butan GPL etj.

Klasa D: -Perdoret per zjarre qe e kane origjinen prej materialeve metalike sikurse
alumin,magnesium, sodium, etc.

Klasa E: -Perdoret per pajisje elektrike qe jane nen tension.


Ne projekt percaktohen me saktesi edhe zonat qe kane lidhje me klasat e zjarrit si dhe vendet ku jane
vendosur hidrantet si dhe fikset e zjarrit.


1.2.1 Substancat shuarese te zjarrit


Duke marre ne konsiderate karakteristikat e nderteses si dhe aktivitetet qe zhvillohen, do te perdorene
substanca shuarese si me poshte:
Uje: (zyra, salla, ambiente te perbashketa etj.);
Shkume: (salla e makinerive, depozitat e naftes);
Hidrokarbure pluhuri ose halogjene: (trasformator, UPS, panele elektrike).


1.2.2 Pajisjet e shuarjes se zjarrit


Tipet e fiksuar
Hidrante ne brendesi te godines
Hidrante jashte godines
Sisteme me shprinkler
Tipe te levizshem (cilindra karelato shkume, pluhur)


1.3 Kritere te pergjithshme projektuese


Eshte konceptuar qe te projeketohet ne perputhje me kerkesat dhe normat e pajisjeve shuarse qe do te
aplikohen. Duke konsideruar qe hidrantet zene pjesen me te madhe ne sistemin kunder zjarrit, ai analizohet ne menyre te veçante duke selektuar njekohesisht edhe tipologjine tij.
Efikasiteti i sistemit te mbrojtjes kunder zjarrit pa anashkaluar aftesine e operatoreve, do te varet ne nje shkalle te larte nga mjaftueshmeria e kapacitetit te ujit dhe presionit te tij, te cilet duhet te jene te mjaftueshem per te shperndare ne lartesi sasine e nevojshme te ujit si dhe te kene mundesine e kontrollit dhe te shuarjes ne kohen e duhur nje zjarr te mundshem .

Specifikime teknike
Faktoret percaktues qe duhen marre ne konsiderate gjate projektimit duhet te jene :
Natyra dhe permasa e zjarrit;
Madhesia e zones qe do te mbrohet;
Mundesia e perhapjes me shpejtesi e zjarrit;
Kerkesat dhe normat sipas UNI 10779 si dhe ato qe jane ne fuqi ne Shqiperi.
Furnizimi me uje i sistemit te mbrojtjes nga zjarri
Pajisjet e shuarjes se zjarrit duhet te disponojne sasine komplete te ujit te nevojshem per te luftuar zjarrin ne
momentin kur ai shfaqet. Kjo do te realizohet nepermjet instalimit te hidranteve te ujit brenda dhe jashte
nderteses. Këto nga ana e tyre duhet te furnizohen me sasinë e duhur te ujit si dhe presionin e mjaftueshëm .
Burimi i furnizimit me uje
Furnizimi me uje konsiston ne nje nga kombinimet e meposhtem:
Lidhja me rrjetin e ujit te qytetit;
Rezervuari vertikal i lidhur me nje pompe me seksion te pershtatshem per furnizim.
Sasia e ujit te kerkuar:
Kerkesat per depozitim te ujit per mbrojtje kunder zjarrit jane bazuar ne konsiderimin qe ne nje kohe te
mundshme mund te perballemi me rrezikun e shfaqjes se zjarrit. Sasia e ujit qe kerkohet eshte barabarte me
kerkesat per uje te vazhdueshem per shuarjen e zjarrit si dhe kohen ne dispozicion qe duhet per eliminimin e
tij. Kjo sasi perzanton realisht depoziten e nevojshem ne dispozicion per mbrojtjen nga zjarri.

Pra duhet garantuar nje sasi uji qe te furnizoje tre hidrante (tipi Kasete) qe ndodhen ne nje pozicion
hidraulik me te sfavorizuar me sasi uji minimale prej 120 l/min per rastin e nje kolone vertikale dhe me dy
ose me shume kolona duhen te furnizoj minimalisht 2 hidrant per kolone ,me presion ne dalje prej 2 bar
dhe nje kohe zgjatje prej 60 min.
Presioni min / max:
(bazuar ne formulen Hazen Williams, presion 20m, humbje 10 m, presion pune 20 m )
Zona e mbrojtur ≤ 1000 m²
Autonomia ≥ 60 min


1.4 Rezervuaret e ujit

Depozitat e ujit do te jete ne formen e rezervuareve vertikal mbi toke dhe qe duhet te jene ne perputhje me
dimensionet dhe percaktimet te bera ne vizatim, duke perfshire lidhjet, menyren e furnizimit me uje,
tubacionet lidhese, kaperderdhjen, galexhantet mekanik etj, si dhe te gjitha kerkesat per te siguruar nje
funksionim normal.
Rezervuaret e mesiperm duhet te sigurojne sasine e nevojshem te ujit sipas percaktimeve te mesiperm. Volumi i tyre si dhe specifikimet teknike te tjera jane prezantuar ne vizatimet perkatese.
Volumi dhe sasia e rezervuarve duhet kalkuar edhe ne vartesi te kerkesave speciale per mbrojtjen kunder
zjarrit, sikurse numri i hyrjeve ne ambiente te veçanta, siperfaqeve qe mbrohen, normave specifike etj.
Materiali i rezervuarve duhet te jete prej çeliku te zinguar ose prej çeliku inoks. Forma e tyre do te jete
cilindrike vertikale. Kjo forme varet nga vendi i instalimit dhe kerkesave ne projekt. Kalkulimi i trashesise se
materialit te rezervuarit do te dipendohet nga volume i rezervuarit si dhe forma por kjo trashesi nuk duhet te
jete me pak se 1.5 mm
Rezervuari i ujit do te kompozohen si me poshte:
• Tubacionet e furnizimit me uje, ne keto tubo do te vendosen valvola moskthimi;
• Tubacione e shperndarjes, ne keto tubo do te instalohen valvola moskthimi;
• Tubo shkarkimi (troppo pieno) qe do te instalohen jo me poshte se 150 mm se kapaku i rezervuarit ;
• Tubo boshatisje qe do te instalohen ne pjesen e poshtme te rezervuarit. Ai duhe te jete i pajisur me ne
valvul kontrolli;
• Tubo sinjalizimi sipas kerkeses se supervizorit qe do te instalohet 20 – 30 mm ne tubon e troppo pianos;
• Galexhant mekanik.
Diametrat dhe gjatesite e tubove te mesiperm do te jene ne vartesi te volumit te ujit. Te gjitha lidhjet dhe rrjeti i brendshem eshte dimensionuar ashtu sikurse tregohet ne vizatim. Te gjitha tubot ne kete rast do te pergatiten prej çeliku te galvanizuar.
Rezervuari i ujit do te instalohen ne pjese te percaktuara rigorozisht ne ndertese. Bazamentet e rezervuarit
duhet te jete prej betoni ose me pjese te jera qe ti rezistojne lageshtires dhe rrjedhjeve dhe kondensimeve te
ujit .
Te gjitha punimet e instalimit duhet te kryhen ne menyre perfekte dhe ne perputhje me kerkesat teknike qe
kerkohen ne projekt. Perpara instalimit te rezervuareve, kontraktori duhet prezantoje per miratim katalogun
me te dhenat teknike te nevojshme, çertifikaten e kualitetit, origjinen e mallit, si dhe nje garanci prej 10
vjetesh.


1.5 Tubacionet e shperndarjes dhe lidhjet


Diametrat dhe gjatesite e tubove sikurse e theksuam me siper do te jene ne vartesi te volumit te ujit dhe te
gjitha lidhjet e rrjetit te brendshem te furnizimit me uje do te kalkulohen me te njejten metodologji sikurse ato te furnizimit me uje sanitar.
I gjithe rrjeti i brendshem do te pergatitet prej tubo çeliku pa tegel dhe me mure te trashe. Tubot me filetim
duhet te shmangen. Lidhjet prej çeliku pa saldim si dhe ato prej materialesh te tjere jo te djegshem mund te
perdoren.

Specifikime teknike
lay –out i tubove ne te gjithe ndertesen si dhe aksonometrine e tyre.
Keto lay –out e duhet te tregojne te gjitha kuotat, gradientet, kthesat etj. Projektuesi ne kete rast duhet te marre parasysh qe te projektoje rrjetin e tubacioneve me nje minimum te numrit te perkuljeve dhe te kthesave te detyrueshme, por njekohesisht duhet te parashikoje te pakten nje perkulje per zgjerimet dhe kontraktimet termike. Rrezja minimale e kthesave te tubove duhet te jete sa trefishi i diametrit te tubit. Tubot duhet te jene ankoruar dhe te siguruar per te minimizuar demtimet dhe vibrimet . Suportet duhet te sigurojne gjithashtu nje ekspansion termik normal te tubove.
Te gjitha tubacionet do te mbulohen mbas perfundimit te te gjithe punimeve te muraturave. Tubot duhet te
jene lidhur dhe te vendosur ne mbeshtjellje kur duhet te jete e nevojshme. Tubot asnjehere nuk do te mbulohen pa miratimin e inxhinierit supervisor. Ne te gjitha rastet duhet te parshikohet mbrojtja nga korozioni.
Mbas perfundimit te punimeve te instalimit te tubacioneve ata duhet ti nenshtrohen proves ne nje presion 8
here me te madh se ai i punes per nje kohe prej 4 oresh. Çdo rrjedhje e konstatuar do te riparohet duke perseritur testimin e mesiperm perseri.
Te gjitha tubacionet e brendshme duhet te kene seksion te brendshem rrethor dhe nje spesor uniform si dhe te gjitha siperfaqet e brendshme dhe te jashtme duhet te jene pa defekte dhe gërvishtje.


1.6 Grupi i pompimit


Pompa e zjarrit duhet te jene te asembluara ne nje stacion te vetem pompimi dhe duhet te jene kompozuar ne perputhje me kerkesat e projektit.
Kjo njesi konsiston ne pjesen elektike te perbere nga dy pompa zjarri shërbimi me motora elektrike, panelit te komandimit si dhe aksesoreve te tyre. Konstruksioni i pompave do te jete vertikal ne te cilat presioni
realizohet konstruktivisht me aksion centrifugal.
Stacioni i pompimit eshte i pajisur me panel kontrolli i cili komandon secilen pompe dhe ku pajisjet e tyre
komandojne ne menyra te percaktura, sikurse nisjen, ndalimin e pompes duke realizuar njekohesisht
monitorimin dhe sinjalizimet e nevojshem duke percaktuar keshtu statusin dhe kondicionet e stacionit te
pompimit .
Perpara daljes nga fabrika çdo pompe duhet te testohet hidraulikisht nga kjo fabrike per nje periudhe te pakten prej 5 minutash. Testi i presimit nuk do te kryhet me me pak se 16 bar. Gjate presimit nuk duhet te kete shfaqje te rrjedhejeve si dhe nje kopje e testit duhet te shoqeroje grupin gjate levrimit .
Burimi i ujit qe duhet te kene pompa dhe rrjeti ne dispozicion duhet te jete i pershtatshem ne ne kualitet dhe ne sasi . Keto karakteristika duhet te percaktohen para perzgjedhjes se pompave mbasi ato parashikojne te dhenat teknike te lejushme per kualitetin ujin qe pompojne. Gjate kalkulimit te prevalences se pompes (presioni i kerkuar) duhet marre ne konsiderate lartesia e nderteses, presioni ne dalje te hidrantit me te safavorizuar si dhe huimbjet lokale gjatesore dhe ato lokale.
Secila pompe duhet te jete e pajisur me valvol sigurie si dhe nje valvol mbyllese nese kemi mungese te
presionit ne thithje te saj. Kjo valvol vendoset ne seksionin e dergimit perpara valvoles se kontrollit ne dergim.
Ajo eshte valvol parandaluese ne rastet e mungeses se ujit ne rrjet per te parandaluar keshtu mbinxehjen e
pomapve gjate punes ne boshllek. Parashikime duhet te behen edhe per shkarkimin e ujit ne pusete. Minimumi e dimensionimt te valvolave te shkarkimit do te jete 3/4”.
Pompa e zjarrit, motorat elektrike si dhe paneli i kontrollit duhet te jene te mbrojtur kunder nderprerjes se
sherbimit ne raste kur ka eksplozione, zjarre, termete, stuhi, ngrirje, vandalizma si dhe raste te tjera te

Specifikime teknike
Kujdes duhet bere edhe per ventilimin e dhomave te pompave.
Pompa e zjarrit duhet te instalohen ne pjese te veçanta te nderteses te cilat duhet te jene te pershtatshme per mirembajtje dhe sherbime te rastit. Ne varesi te skemes se perzgjedhur ato mund te instalohen ne bazamentin e nderteses.
Perceç kesaj ato duhet te vendosen dhe te mberthehen ne suporte metalike te cilet jane te mberthyer ne
bazamentin e nderteses. Keto suporte metalike nuk duhet te jene te lidhur me muret apo themelet e nderteses.
Pompa mbrojtjes kundra zjarrit
Dy pompa te lidhura me kolektor dergimi dhe thithje, tipi centrifugal, horizontale, lidhja me fllanxhe dhe
xhunto antivibruese.
Trupi i pompes dhe motorit jane te lyer me resine ipoxide.
Trupi : Gize
Rrotori : Plastik
Pjeset komunikuese : Gize
Boshti : X 20 Cr 13 (1.4021)
Kapak I boshtit : 316 stainless steel
Hermetizues mekanik : AQ1EGG (Standard)
Fluidi : Uje i paster
Prurja : xx m³/h
Presioni : xx m ose xxx kPa
Temperatura e punes: (-10 to + 120°C)
Presioni i punes: (max. 10 bar)
NPSH (pompa) : x.xx m
Motor
Peshtjella : 3~400V/50Hz
Fuqia e motorrit : xxx kW
Shpejtesia : xxxx/min
Rryma : xxxx A
Mbroitja : IP 55
Lidhjet e fllanxhave: DN 65 / PN16

Specifikime teknike
Te gjitha punimet e instalimit duhet te kryhen ne menyre perfekte dhe ne perputhje me kerkesat teknike qe
kerkohen ne projekt. Perpara instalimit te pompave, kontraktori duhet prezantoje per miratim katalogun me te dhenat teknike te nevojshme, çertifikaten e kualitetit, origjinen e mallit, si dhe nje garanci prej 3 vjetesh.
Skema e instalimit te pompave jepet ne vizatimet teknike.


1.7 Hidrantet dhe fikset e zjarrit


Shuaresit e zjarrit klasikohen si me poshte:
Hidrante ne brendesi te godines;
Hidrante jashte godines;
Sisteme me shprinkler;
Fikse te levizshme;
Cilindra fiks te ndryshem.
Shuarsit e zjarrit me uje jane perzgjedhur si komponentet me aktive ne sistemin e perzgjedhur te shuarjes se
zjarrit. Ata jane llogaritur te kene ne dispozicion te tere sasine e ujit te nevojshem ne rastin e shfaqjes se zjarrit.
Kjo eshte bere mundur me parashikimin ne projekt te instalimit te hidranteve ne brendësi dhe jashte godines.
Ne menyre qe hidrantet te kene sasine e nevojshme te ujit si dhe nje presion te mjaftueshem projekti eshte
pergatitur ne perputhje me normat qe dimensionojne llojin e hidrantit qe duhet te instalohen ne objekt. Ata
jane instaluar ne çdo kat ne afersi lançes rreziku potencial te zjarrit si dhe jane vendosur ne kuti çeliku te
emaluar dhe te lyer me boje te kuqe si dhe me xham ne faqen e perparme.
Hidrantet jane te perbere prej saracineskes nderprerese, tubit te gomuar per kalimim e ujit me nje gjatesi prej 20 m, lançes si dhe sprucatorit. Te gjitha keto pajisje jane te vendosura ne boksin prej llamarine çeliku, i cili vendoset ne brendesi te murit dhe ka nje nivel me siperfaqen e tij.
Bombulat fikëse (me shkumë ose pluhur) jane vendosur sipas skemes se treguar ne vizatimet perkatese në
korridore.
Hidrant i brendshem

Numri dhe dimensioni i cilindrave per shuarjen e zjarreve eshte percaktuar ne perputhje me normat / standartet ekzistues. Ata duhet te mirembahen dhe te kontrollohen te pakten çdo dy vjet prej autoritetve te liçensuara.

Grup Aktivizimi
Sistem Fikje me Aerosol
Popmpe Paralele Dizel/Elektrik
Sistem i Kombinuar me Splinger dhe Kaset Hidranti i Brendshem
Modeli i Tubacionit me Kavallota
Tubacion Celiku
Kolektor Shperndarje
Montim Tubacioni ne Lartesi

Comments

  1. Thanks for posting. I really enjoyed reading it, especially because it addressed my problem. It helped me a lot and I hope it will help others too.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *